Ligji për arsim të mesëm, Janevska: Me VLEN-in kishim marrëveshje korrekte, BDI u kap tek çështja e himnit

Ligji për arsim të mesëm, Janevska: Me VLEN-in kishim marrëveshje korrekte, BDI u kap tek çështja e himnit

“Propozim-ligji për arsim të mesëm, me të cilin parashihet që himni shtetëror të intonohet në fillim dhe në fund të vitit shkollor dhe në manifestimet e shkollave, do të sillet sërish në kuvend”, kështu tha në Tv Sitel ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

“Pr/ligji duhet të parashtrohet sërish, por do ta përmirësojmë tekstin, unë ju them ndoshta gjithmonë mundet më mirë, do të kemi periudhë të caktuar që ta përmirësojmë tekstin dhe nëse kemi lëshuar diçka, ta përmirësojmë, por gjithsesi është patjetër që të shkojë ai ligj”, tha mes tjerash Janevska.

Janevska thotë se për këtë çështje janë konsultuar me ekspertë, dhe se do të aktualizohet sërish në të ardhmen.

“Diçka që e kemi menduar se është pjesë e diçkaje që do ta përforcojë komponentin e edukimit, por edhe integritetin e qytetarëve tanë, por normalisht edhe patriotizmin e qytetarëve tanë, për kujdesin për shtetin e tyre. Sepse kjo u shndërrua në temë tjetër, e jo temë për arsimimin, vlerësoj që është e përshtatshme që të tërhiqet ligji, t’i kalojmë të tjerat, kur të vijë koha do ta kthejmë”, shtoi Janevska.

Ministrja shton se me këtë Pr/ligj rregullohen shumë çështje të tjera në arsim, por që BDI nuk është dakorduar për këndimin e himnit.

“Ligji për Arsim të Mesëm, ligji kontestues, ku ishte paraparë edhe dispozita për himnin, ofron diçka që nuk është rregulluar në 20 vjetët e funditm ndërsa është dashur të rregullohej. Për shembull, rregullimi i provimit të maturës, në shkollat e mesme profesionale, të gjimnazeve, nxënësit mjeshtër me arsim tre vjeçar, pastaj ka komponentën inkluzive të nxënësve me pengesa, që deri tani nuk e kemi pasur, pastaj e kemi një element që është i rëndësishëm, që deri tani nuk ka qenë, është këshilltari profesional i nxënësit. Kemi rritje të mjeteve për multikulturalizëm. Shumë elemente të rëndësishme, që mund të diskutoheshin, përveç kësaj ku u kap BDI”, tha Janevska.

E pyetur në lidhje me deklaratat e VLEN dhe BDI që mundohen të marrin mbi vete “meritat” për tërheqjen e pr/ligjit, ministrja mendon se “për momentin, kjo është hyrje në një lloj fushate parazgjedhore të hershme”.

“Më duhet ta them se gjithë këtë periudhë, deri sa BDI nuk e problematizoi çështjen, ne kemi pasur shumë bisedime, negociata dhe marrëveshje korrekte me VLEN-in”, shtoi Janevska.

MARKETING