Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Moti në Maqedoninë e Veriut sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, ndërsa në orët e pasdites në pjesët veriperëndimore të vendit priten kushte për reshje të dobëta lokale shiu, bubullima dhe paraqitje të rrallë të breshrit.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu, ndërsa në pjesët perëndimore herë pas here do të jetë më e përforcuar.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 25 deri në 37 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare me drejtim të ndryshueshëm.

MARKETING