Protestuesit marshim rreth Kryeministrisë: Edi Rama je i rrethuar, jep dorëheqjen
Pas fjalimeve, shqiptarët kanë nisur marshimin rreth godinës së Kryeministrisë ndërsa kërkojnë largimin e Edi Ramës nga qeveria.
Ata theksuan se kryeministri tashmë është i rrethuar dhe se nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të plotësojë kërkesën e tyre dhe të japë dorëheqjen.
“Kryeministria është rrethuar. Në këtë moment i themi kryeministrit je i rrethuar. Jep dorëheqjen.”

