Leonard Lima në Leverkusen do të zhvillojë duelin e dytë në boksin profesionist

Leonard Lima në Leverkusen do të zhvillojë duelin e dytë në boksin profesionist

Më 4 maj në Leverkusen të Gjermanisë do të zhvillohet eventi i boksit në të cilin klubi “No Limit Boxing” me udhëheqës Bekim Hoxhaj feston 10 vjetorin e themelimit.

Në spektaklin e boksit ku mes tjerash në pjesën e programit zbavitës do të performoje edhe  superylli gjerman i repit GZUZ, do të paraqitet edhe boksieri i ri tetovar Leondard Lima. Për të kjo do të jetë lufta e dytë në boksin profesionist.

Leonard Lima me 28 nëntor të vitit 2023 debutoi me fitore në profi boks, derisa tashmë me intensitet të shtuar përgatitet për mbrëmjen e 4 majit ku synon të sjellë një tjetër paraqitje pozitive për të vazhduar ngritjen e tij në boksin profesionist. Leo përballë do të ketë kundështar nga Anglia. John Watson (rekordi 14-5-0) ka ekspirencë të madhe në boksin profesionist dhe do të jetë një sfidë serioze për Leonard Limën, që megjithatë beson se me mbështetjen e shqiptarëve në diasporë mbrëmjen e 4 majit në “Osterman Arena” të Leverkusenit të dhurojë paraqitje pozitive dhe fitore të dytë në profi boks.

MARKETING