Lapaj: Nuk ndihem mirë që Shqipëria 30 vite s’ka bërë asgjë për shqiptarët e Maqedonisë

Lapaj: Nuk ndihem mirë që Shqipëria 30 vite s’ka bërë asgjë për shqiptarët e Maqedonisë

Drejtues i Lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, në emisionin “intervistë në SHENJA”, tha se ai nuk ndihet mirë që për 30 vite Shqipëria nuk ka bërë asgjë për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Ai tha se shqiptarët e Maqedonisë lënë disa qindra miliona euro në vit në Shqipëri përmes turizmit.

“Çdo para që lini ju aty taksohet nga shteti shqiptarë, 20% tvsh, tatim fitimi. Ju lini disa qindra milionë euro në vit. Pra shteti shqiptarë arkëton një shumë të konsiderueshme nga lekët që ju i lini aty. A ka mundësi shteti shqiptar, një pjesë të asaj ta kthej këtu me investime të përqendruara në bashkëpunim me shtetin e Maqedonisë”, tha Lapaj.

Lapaj tha se kjo është detyrim kushtetues që të përkujdeset për shqiptarët e trevave dhe që nuk është përmbushur. /SHENJA/

MARKETING