LAMM: Komunikacioni në rrugët e Maqedonisë po zhvillohet pa pengesa

LAMM: Komunikacioni në rrugët e Maqedonisë po zhvillohet pa pengesa

Komunikacioni në rrugët shtetërore në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet pa probleme dhe në kushte të mira, ndërsa shumica e rrugëve janë të thata, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).

Sipas informacionit të fundit, intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk janë regjistruar pritje më të gjata për hyrje apo dalje nga vendi.

LAMM apelon deri te shoferët që të respektojnë shpejtësinë e lejuar, sinjalistikën rrugore dhe të drejtojnë automjetet me kujdes të shtuar, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, gryka dhe rajone malore, ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut.

Kujdes i veçantë rekomandohet në akset rrugore Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.

MARKETING