(VIDEO) Kurti: Do të fitojmë 60%, ndoshta edhe më shumë!
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është duke vazhduar takimet me qytetarë. Ai ka paralajmëruar një fitore edhe më të thellë sesa në zgjedhjet e kaluara.
“Ajo që do të ndryshojë këtë herë është përqindja e votave, nga 51.1% sa ishte në dimër, tani do të jetë 60%, ndoshta edhe më shumë”, deklaroi Kurti.
“Para qytetarëve të Lipjanit, të cilët nuk do ta ndërrojnë dorën më 7 qershor, fola për ligjet që kemi miratuar për pak javë si Qeveri Kurti3. Ligjin për çmimet tavan për produktet bazë e votuam në të dy leximet, dhe ashtu siç e premtuam e bëmë edhe pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik që marrin pagë nga buxheti i shtetit, gjithashtu e kemi votuar edhe buxhetin prej 4 miliardë euro”, deklaroi Kurti. /SHENJA/

