“Kthehu, Ahmeti po pensionohet” – Mexhiti zbulon ofertën sekrete nga BDI

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh kryetari i Lidhjes Evropiane për Ndryshim (LD), Izet Mexhiti, në një intervistë për emisionin “Top Tema” në Tv Telma, ka deklaruar se përpjekjet e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për të përçarë koalicionin VLEN kanë nisur shumë më herët.
Mexhiti zbuloi se oferta e parë për t’u rikthyer në BDI i është bërë pikërisht atij, përmes ndërmjetësuesve.
“Ishte një ofertë në stilin ‘eja kthehu në BDI, sepse Ali Ahmeti do të pensionohet, do të ketë kryesi të re’ dhe të tjera premtime të ngjashme,” tha Mexhiti, sipas Lideri.mk, duke theksuar se e ka refuzuar kategorikisht këtë ofertë.
Kjo është hera e parë që Mexhiti e bën publike këtë tentativë të BDI-së për ta rikthyer në parti.