Kryetari i komunës së Esenlerit nga Stambolli, Mehmet Tevik Göksü vizitoi shoqatat “Köprü” dhe “Ensar” nga Shkupi
Kryetari i komunës së Esenlerit nga Stambolli, Mehmet Tevik Göksü, gjatë këtyre ditëve po qëndron për një vizitë zyrtare disaditore në Maqedoninë e Veriut.
Në kuadër të kësaj vizite, kryetari i komunës së Esenlerit nga Stambolli, Mehmet Tevik Göksü, ka realizuar takime edhe me përfaqësuesit e OJQ-ve në vendin tonë, ku u mirëprit nga kryetari i shoqatës humanitare “Ensar”, Prof. Dr. Sylejman Baki dhe kryetari i shoqatës kulturore “Köprü”, Hüsrev Emin.
Pjesë e këtyre takimeve vëllazërore të OJQ-ve, ishin edhe kryetari i Shoqatës së Rumelive të Esenlerit, Bunjamin Shenturk, drejtori i sh.b. Logos-A, Adnan Ismaili, kryetari i OKH “Merhamet”, Ridvan Xhaferi dhe kryetari i Sh.K. “Vizioni-M”, Taxhudin Shabani.






