Kovaçevski: Ndryshimet kushtetuese nuk shtyhen, por votohen në Kuvend

Kovaçevski: Ndryshimet kushtetuese nuk shtyhen, por votohen në Kuvend

Ne duhet të nxjerrim më shumë rezultate nga hulumtimi. E para, që qytetarët të konsiderojnë se BE-ja është partneri ynë më i mirë dhe duhet të vazhdojë të jetë i tillë, gjë që është de fakto. Gjithashtu, BE-ja duhet ta dijë se qytetarët tanë, si dhe qeveria, e mbrojnë dinjitetin e tyre dhe duhet t’u tregojë të gjitha shteteve anëtare se dinjiteti i qytetarëve të Maqedonisë duhet të respektohet dhe ata duhet të dënojnë çdo mohim të popullit dhe shoqërisë maqedonase, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski për rezultatet e hulumtimit të fundit të Institutit për Demokraci “Societas Civilis”.

Për ndryshimet kushtetuese, Kryeministri tha se ato nuk shtyhen, por votohen në Kuvend.

“Është vetëm një nga vendimet që kërkon dy të tretën e shumicës. Do të kërkojë edhe ndryshime në sferën e prokurorisë, në sferën e drejtësisë, në decentralizim, reforma në administratë, prandaj nevojitet një konsensus i gjerë kombëtar dhe social. Qytetarët tanë duan dhe e meritojnë të jetojnë sipas standardeve evropiane, por këtu në Maqedoni. Nxënësit e shkollave nuk shkojnë jashtë vendit, prindërit e tyre shkojnë sepse duan të jetojnë në një shtet anëtar të BE-së.
Mos harroni se ku ishin Republika e Çekisë, Polonia, Hungaria dhe Bullgaria para se të anëtarësoheshin në BE dhe ku ishim ne kur ishim pjesë e Jugosllavisë? Nëse krahasojmë sot, ajo që ata kanë sot është vetëm për shkak të anëtarësimit në BE. Këtë e dëshirojnë qytetarët tanë dhe Kuvendi e ka obligim”, theksoi Kovaçevski.

MARKETING