Koncert i Muzikës Shpirtërore në Shkup nga artisti i njohur, Burhan Şaban
Në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore, Humanitare dhe Arsimore Ensar me seli në Shkup, Instituti Yunus Emre dhe Halkbank AD Skopje, do të organizohet koncerti i Muzikës Tasavufike, në të cilin do të performojë artisti i njohur nga trojet e Ballkanit, Burhan Şaban.
Në njoftimin e bërë nga Shoqata Ensar lidhur me këtë aktivitet, thuhet:
Ju ftojmë në një udhëtim të paharrueshëm në atmosferën qetësuese dhe shpirtërore të muzikës tasavufike. Në këtë mbrëmje të veçantë, që do t’i magjepsë zemrat, do të performojë artisti i njohur Burhan Shaban, ndërsa me ne do të jetë edhe mysafiri i nderit, artisti Mustafa Demirci.
Melodi nga zemra, jehona nga amshimi…
🎶 Mysafir special: Mustafa Demirci
📅 24 Qershor, e Mërkurë
📍 Salla e Filarmonisë – Shkup
⏰ Ora: 19:30


