Janevska sqaron deklaratën për vëllanë ose motrën: “Situata demografike është alarmante”

Janevska sqaron deklaratën për vëllanë ose motrën: “Situata demografike është alarmante”

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ka sqaruar deklaratën e saj se nxënësit e klasës së parë, përveç njohurive, duhet të kërkojnë të kenë edhe një vëlla ose motër.

MARKETING

Description of image

Janevska tha se vendimi për të pasur apo jo fëmijë është personal dhe duhet të respektohet, duke theksuar se me deklaratën e saj synonte vetëm të tërhiqte vëmendjen për gjendjen alarmante demografike në vend.

“Doja vetëm të theksoja se situata është alarmante dhe se ata që duan dhe kanë mundësi, mund t’u lejojnë fëmijëve të tyre të kenë një vëlla ose motër, pa pasur qëllim të ofendoj askënd apo të ndikoj në vendimet personale”, deklaroi Janevska për Sitel.

Ajo theksoi se 148 objekte shkollore janë mbyllur dhe rreth 400 klasa janë reduktuar, duke e cilësuar këtë si pasojë të rënies së numrit të nxënësve dhe krizës demografike.

MARKETING