Jakup Huseini prezanton projektet për Çellopekun: Fokus te arsimi, infrastruktura dhe turizmi malor

Jakup Huseini prezanton projektet për Çellopekun: Fokus te arsimi, infrastruktura dhe turizmi malor

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, ka prezantuar projektet e planifikuara për fshatin Çellopek, duke vënë theksin te përmirësimi i kushteve në arsim, zhvillimi i infrastrukturës, promovimi i turizmit malor dhe mbrojtja e mjedisit.

MARKETING

Shik.mk

Në kuadër të planit të tij, Huseini parasheh rregullimin e hapësirave shkollore, ndërtimin e një salle sportive dhe rritjen e sigurisë në afërsi të shkollës. Ndër projektet e planifikuara është edhe ndërtimi i një çerdheje për fëmijët e fshatit.

Në fushën e infrastrukturës, synohet përfundimi i rrugës kryesore dhe rregullimi i infrastrukturës përcjellëse, ndërsa për zhvillimin e turizmit malor parashikohet përmirësimi i qasjes dhe ndërtimi i shtigjeve për ecje në natyrë.

Një tjetër prioritet i prezantuar nga Huseini është mbrojtja e mjedisit, përmes menaxhimit të rregullt dhe mirëmbajtjes së vazhdueshme të deponive „Marski Doll“ dhe „Çeshmica“.

Projektet e prezantuara synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e Çellopekut dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e fshatit.

MARKETING