ISHP: 58 raste me ethet e Nilit Perëndimor, tetë persona kanë vdekur
Instituti i Shëndetit Publik, bëri të ditur se në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej deri më tani 58 raste të etheve të Nilit Perëndimor, nga të cilat 54 janë konfirmuar dhe katër konsiderohen raste të mundshme.
Sipas të dhënave të raportit, deri më 8 gusht janë regjistruar edhe tetë raste me përfundim fatal. Të gjithë personat që kanë ndërruar jetë kanë qenë burra.
Ethet e Nilit Perëndimor janë sëmundje infektive që transmetohet kryesisht përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Shumica e personave të infektuar nuk shfaqin simptoma ose kanë simptoma të lehta, ndërsa në raste të caktuara sëmundja mund të shkaktojë komplikime të rënda neurologjike.
ISHP-ja vijon të monitorojë situatën epidemiologjike dhe rastet e raportuara në vend.

