Interi humbi dy nga lojtarët kryesorë për derbin ndaj Juventusit

Interi humbi dy nga lojtarët kryesorë për derbin ndaj Juventusit

Hakan Calhanoglu dhe Francesco Acerbi do ta humbasin me shumë gjasa ndeshjen e së dielës kundër Juventusit, shkruan Sky Sport Italia.

Calhanoglu dhe Acerbi pësuan lëndime muskulore në pjesën e parë të fitores 1-0 të Interit ndaj Romës të dielën mbrëma. 

Nerazzurrët lëshuan një përditësim mjekësor për mesfushorin turk, i cili i ishte nënshtruar testeve mjekësore në mëngjes. 

“Hakan Calhanoglu iu nënshtrua një skanimi MRI këtë mëngjes në Institutin Klinik Humanitas në Rozzano pas zëvendësimit të tij në ndeshjen e djeshme kundër Romës. Testet zbuluan një tendosje në aduktorët e kofshës së tij të majtë. Gjendja e tij do të monitorohet çdo ditë”, shkruhet në komunikatën e Interit.  

Sipas Sky Sport Italia, edhe Acerbi la të njëjtin dëmtim dhe të dy lojtarët do të humbasin ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve kundër Young Boys. 

Dyshja po ashtu janë në dyshim serioz për ndeshjen e radhës në Serie A kundër Juventusit më 27 tetor. 

Kristjan Asllani gjithashtu ka munguar në stërvitjen e sotme dhe nuk do të jetë në dispozicion ndaj Young Boys, ndërsa Piotr Zielinski është stërvitur pjesërisht me pjesën tjetër të skuadrës të hënën dhe mund të kualifikohet për ndeshjen e radhës.

MARKETING