Inter nuk fiton, por bëhet gati për Milanin, kualifikohet edhe City

Inter nuk fiton, por bëhet gati për Milanin, kualifikohet edhe City

Manchester City siguroi një biletë për në gjysmëfinalet e Champions League teksa barazoi 1-1 në Gjermani ndaj Bayern Munich. Pas triumfit 3-0 në Angli, bavarezët u eliminuan ndërsa sa i përket ndeshjes në Allianz Stadium protagonist ishte Erling Haaland.

Ky i fundit humbi penallti në pjesën e parë, mirëpo në fraksionin e dytë, norvegjezi korigjoi shënjestrën dhe kaloi në avantazh The Citizens. Në fund, Kimich barazoi shifrat, një gol që rezultoi sa për statistikë. Në gjysmëfinale, City do të përballet me Real Madrid.

Inter barazoi 3-3 ndaj Benficas në ndeshjen e kthimit të Champions League. Megjithatë, zikaltërit avancuan për në gjysmëfinale falë fitores 2-0 në Portugali. Në fakt, u duk se Inter do ta fitonte ndeshjen me lehtësi pasi shënuan të parët me Barellan.

 

Por, miqtë nuk u dorëzuan edhe pasi shifrat shkuan në 3-1 duke barazuar në fund 3-3. Por, ky rezultat nuk ishte i mjaftueshëm teksa Inter në gjysmëfinale pret Milanin me derbin e Italisë që këtë herë zhvendoset në Europë..

 

MARKETING