Inspektorati i Tregut në aksion, kontrolle në të gjitha marketet në vend

Inspektorati i Tregut në aksion, kontrolle në të gjitha marketet në vend

Inspektorati Shtetëror i Tregut ka njoftuar se deri më 20 maj do të zhvillohen kontrolle në të gjithë zinxhirët e marketeve në vend, me fokus te çmimet dhe marzhet tregtare.

Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi deklaroi se nëse konstatohet rritje e pajustifikuar e marzheve apo “fryrje” e çmimeve, do të ndërmerren masa ndaj subjekteve tregtare.

Sipas tij, 30 ekipe inspektuese janë aktualisht në terren dhe nga kontrollet e para është vërejtur një ulje e lehtë e çmimeve të frutave dhe perimeve.

Durmishi theksoi se muajin e kaluar është shënuar rritje e çmimeve të produkteve ushqimore, por edhe një ulje e marzheve mesatare prej rreth 1%.

Ai shtoi se qeveria po e ndjek situatën në mënyrë të vazhdueshme dhe do të vazhdojë me masa për stabilizimin e çmimeve dhe mbrojtjen e standardit të qytetarëve.

Sa i përket inflacionit prej 5.7%, ai u shpreh se kjo lidhet kryesisht me zhvillimet në ekonominë globale, ndërsa paralajmëroi edhe një masë të re për mbështetjen e zejtarëve dhe bizneseve të vogla e të mesme për rritjen e prodhimit dhe produktivitetit.

MARKETING