I verifikohet mandati, Imërlie Saliu bëhet deputetja e parë me shami në Kuvendin e RMV-së

I verifikohet mandati, Imërlie Saliu bëhet deputetja e parë me shami në Kuvendin e RMV-së

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot është verifikuar mandati i deputetes Imërlie Saliu-Fetai, e cila u bë deputetja e parë me shami në Kuvendin e Maqedonisë.
Saliu-Fetai mori mandat të deputetes pas rivotimit në disa vendvotime më 22 maj në Njësinë e gjashtë zgjedhore.
Po ashtu sot në Kuvend u verifikua mandati i deputetit edhe Adnan Azizi, i cili është bërë deputet në vend të kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

MARKETING