Rezultati zgjedhor: Prof. Dr. Sylejman Baki bën thirrje që MPB të jetë korrekte dhe e paanshme

Rezultati zgjedhor: Prof. Dr. Sylejman Baki bën thirrje që MPB të jetë korrekte dhe e paanshme

Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të Prof. Dr. Sulejman Baki, bartës liste në njësinë zgjedhore 3 të Frontit Europian:

Dëshiroj të falënderoj të gjithë qytetarët dhe bashkombasit tanë, që ushtruan të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e 7-ta presidenciale të mbajtura dje në Maqedoninë e Veriut, ku dëshmuan që vendi ynë të ketë festë të demokracisë.

Kandidati presidencial i frontit tonë, z. Bujar Osmani, pas rezultatit zgjedhor në nivel republikan, e veçanërisht rezultatit zgjedhor në zonat të dendura me popullësi turke, na ka gëzuar të gjithëve, e gjithashtu është tregues i mirë dhe motivues për përpjekje sa më të madhe për zgjedhjet e 8 majit.

Ndërkohë që po zhvillohen të gjitha këto procese, nga të gjitha institucionet e autorizuara, veçanërisht nga Ministria e Punëve të Brendshme, kërkohet që të përdorin kompetencat e tyre në mënyrë korrekte dhe të paanshme, për të siguruar që presionet politike dhe urdhrat e saj të paraburgimit kundër turqve, veçanërisht në zonat zgjedhore 3 dhe 4, të ndalen menjëherë, që kështu të sigurohet e drejta e vullnetit të lirë të qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme.

Gjithë së bashku do të arrijmë fitore të madhe në zgjedhjet e 8 majit!”

MARKETING