(VIDEO) Partitë nuk bëjnë thirrje publike se cilin kandidat për president ta votojnë mbështetësit e tyre

(VIDEO) Partitë nuk bëjnë thirrje publike se cilin kandidat për president ta votojnë mbështetësit e tyre

Tre ditë para zgjedhjeve, partitë me përcaktime të ndryshme për votën e presidentit të ri të shtetit. Partitë shqiptare, gjegjësisht koalicioni “Fronti Evropian” dhe “Vlen”, janë të qëndrimit që votuesit shqiptarë, të vendosin vetë se cilin nga dy kandidatët maqedonas do ta votojnë në zgjedhjet presidenciale.

Liderët e partive pjesë e Frontit Europian në mbledhjen e së premtes të mbajtur në Strugë kanë vendosur se me qenë se nuk kanë kandidat në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, votën e mbështetëve të tyre e lënë në siç thonë ata, në vullnetin ekskluziv të qytetarëve.

 “Fronti Evropian”

“Me këtë rast, meqenëse Fronti Europian nuk është më pjesë e garës presidenciale në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe meqenëse vota e qytetarëve për ne është e shenjtë dhe e drejtë e tyre, Fronti Europian konstaton se është në vullnetin ekskluziv të qytetarëve se si do ta shfrytëzojnë këtë të drejtë”.

Edhe koalicioni VLEN ka thënë se votuesit e tyre do të anaziojnë programet dhe platformat e të dy kandidatëve dhe do të përcaktohen se kujt do të ja japin votën.

Izet Mexhiti, VLEN

“Sa i përket votuesëve tanë, do ta potencoj edhe njëherë se ato nuk  i kemi në xhep, ato nuk janë si votuesit e të ashtuquajturit ‘Frontit Evropian’ votues të blerë dhe me presione, këto votues janë me bindje dhe nuk mundemi aq lehtë ti orientojmë tek njëri ose tjetri. Ata i shohin programet, platformat, i analizojnë dhe do të përcaktohen se për cilin kandidat presidencial do të votojnë më 8 maj”.

Ndërkaq, kryetari i Lëvizjes ZNAM dhe ish kandidati për president Maksim Dimitrievski, tha se ai votën do ja jap kandidates së VNRO-së Gordana Siljanovskas, por shtoi se nuk është praktikë e mirë që votuesëve t’u bëjë thirrje cilin kandidat ta votojnë.

Maksim Dimitrievski, Lëvizja ZNAM

“Unë tashmë kam kërkuar falje për mbështetjen time paraprake për Pendarovskin. Nuk kam të drejtë morale dhe etike që të kërkoj nga votuesit që më kanë mbështetur mua, kë ta votojnë. Nuk do ta bëjë këtë sepse është praktikë e keqe. Votimi është akt i fshehtë, qytetarët vetë vendosin”.

Kurse kryetari i Levicës Dimitar Apasiev ka thënë se parta e tij është djegur njëherë me votimin e Siljanovskës nga VMRO, në vitin 2019 dhe se tani nuk do ta bëjë të njejtin gabim.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING