Arrestohet në Kosovë “Grupi i Kondovës”

Arrestohet në Kosovë “Grupi i Kondovës”

Policia e Kosovës ka arrestuar katër shtetas të Maqedonisë, tre të kërkuar për rastin “Vrasje e mbetur në tentativë dhe pjesëmarrje në rrahje” dhe një person i kërkuar me “Urdhërarrest ndërkombëtar”.

Përmes një njoftimi Policia e Kosovës bën me dije se tre persona nga të arrestuarit dyshohet të kenë marr pjesë në një incident të armatosur në Ferizaj me datën 17.10.2023 në një lokal në qendrën ” The Village Shopping & Fun “.

“Me datën 03.05.2024 rreth orës 23:43 ekipe të policisë së Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH) dhe të Njësisë së Narkotikëve në rrugën ” Astrit Bytyqi” në Ferizaj kanë ndaluar një veturë Audi me targa të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë legjitimit të personave dhe kontrollimit të veturës janë gjetur tri armë zjarri ( pistoleta) dhe sasi e municionit. Ndërsa katër persona janë shoqëruar në stacionin e policisë, konkretisht në Sektorin Rajonal të Hetimeve me dyshimin si persona të kërkuar, të përfshirë në raste kriminale, ndërsa tre nga ta kanë prezantuar dokumente identifikimi të rrejshme.

MARKETING