(VIDEO) Për zgjedhjet e tetë majit janë akredituar 1 999 vëzhgues

(VIDEO) Për zgjedhjet e tetë majit janë akredituar 1 999 vëzhgues

Për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 8 majit janë akredituar 1999 vëzhgues, përkthyes dhe gazetarë të huaj. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se vëzhguesit vendas janë më të akredituarit – gjithësej 1078.  Zgjedhjet do të monitorohen edhe nga 770 vëzhgues të huaj për nevojat e të cilëve janë punësuar 85 përkthyes. Po ashtu për zgjedhjet e 8 majit janë akredituar  66 gazetarë të huaj. Numër më të madh vëzhduesish vendor janë akredituar nga Asociacioni për zhvillimin e inovacioneve sociale “WAKE UP” Shkup – 752, pastaj Fondacioni Rom për Demokraci – 151, Civil – 82, Qendra për Hulumtime të Sigurisë – 46,  Instituti për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Strategjitë Ohër – 20, Qendra Kombëtare Rome Kumanovë – 14, Shoqata për Promovim dhe Zhvillim Gjithëpërfshirës Kumanovë – 12 dhe Qendra Maqedonase për Zhvillim Kulturor – një vëzhgues.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

“Misioni i posaçëm i vlerësimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR ka akredituar 410 vëzhgues, 14 ekspertë dhe 31 përkthyes. Asambleja Parlamentare e OSBE-së ka akredituar 138 vëzhgues, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup – 68 vëzhgues dhe 33 përkthyes, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës – komisioni ad hoc për vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale në Republika e Maqedonisë së Veriut – 33 vëzhgues dhe 20 përkthyes, Iniciativa për Dialog dhe Demokraci Silba 30, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – Republika e Kosovës – 13, Parlamenti Europian – 12”.

Nga KSHZ, po ashtu  informuan se për të informuar rreth zgjedhjeve janë akredituar 66 gazetarë dhe punonjës mediatikë nga mediat më të mëdha ballkanike dhe rajonale, si dhe nga Reuters, Associated Press, Al Jazeera, France Press…

Rikujtojmë që Raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit e kanë vëzhguar 1601 vëzhgues, përkatësisht 915 vëzhgues vendas dhe 544 të huaj, si dhe 84 përkthyes dhe 58 gazetarë të huaj. /SHENJA/

MARKETING