Hidhet shorti per ndeshjet e Kupës

Në hapësirat e Federatës së futbollit të Maqedonisë është hedhur shorti për 1/16 e finales në Kupën e vendit.
Ekipet që vitin e kaluar luajtën në gjysmëfinale dhe finale si Makedonija Gjorce Petrov, Struga Trim Lum, Shkëndija dhe Sileksi edicionin e sivjetshëm do ta nisin direkt nga 1/8 e finales.
Dyshet e para të edicionit të ri të Kupës së Maqedonisë janë:
Young Team – Pobeda
Novack – Bregallnica
Bashkimi – Skopje
Arsimi – Tikveshi
Kozhuf – Brera
Karbinci – Voska Sport
Ohrid – Detonit
Bellasica – Goativar
Konjare – Shkupi
Besa – Vardari
Teteksi – Rabotniçki
Vëllazërimi – Pelisteri
Ndeshjet do të luhen me 20 shtator, nga ora 15:00. Kualifikuesi përcaktohet me një ndeshje, ndërsa në rast barazimi, takimi vendoset direkt përmes penalltive.