Hatayspor konfirmon vdekjen e Atsu: Nuk do të harrojmë kurrë njeri i bukur
Christian Atsu ka ndërruar jetë në qytetin e Hatay në Turqi në tërmetin e tmerrshëm që ndodhi më 6 shkurt.
Por pas 12 ditësh kërkimesh nën rrënoja, është gjendur trupi i pajetë i ish-sulmuesit ganez.
Ishte menaxheri i tij që konfirmoi i pari vdekjen, derisa tani ka ardhur edhe konfirmimi nga Hatayspor.
Skuadra turke ka njoftuar me pikëllim vdekjen e ish-futbollistit të tyre nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.
“Na vjen keq për humbjen tuaj. Trupi i futbollistit tonë Christian Atsu, i cili humbi jetën nën rrënoja, është rrugës për t’u dërguar në vendlindjen e tij, Ganë”.
“Nuk do të të harrojmë, Atsu. Paqja qoftë mbi ty, njeri i bukur. Nuk ka fjalë për të përshkruar trishtimin tonë. U prefsh ne paqe”, ka shkruar faqja zyrtare e Hatayspor.
Ngushëllimet për vdekjen e ish-reprezentuesit ganez kanë bërë të gjitha skuadrat turke, derisa një teleram ngushëllimi e ka dërguar edhe Federata e Futbollit të Turqisë. /Telegrafi/
Başımız sağ olsun.
Göçük altında kalarak hayatını kaybeden futbolcumuz Christian Atsu'nun cenazesi memleketi Gana'ya gönderilmek üzere yola çıkmıştır. Seni unutmayacağız Atsu. Mekanın cennet olsun güzel insan. Üzüntümüzün tarifi yok. Huzur içinde uyu. pic.twitter.com/2CSVfwfEuR
— Hatayspor (@Hatayspor_FK) February 18, 2023
Christian’ı kaybettik, hep kalbimizde olacaksın Christian Atsu. 🙏🏻
Christian Atsu'nun ailesine, yakınlarına, sevenlerine ve Hatayspor camiasına başsağlığı dileriz. pic.twitter.com/4Ua5Vpb4yw
— Beşiktaş JK (@Besiktas) February 18, 2023