Hatayspor konfirmon vdekjen e Atsu: Nuk do të harrojmë kurrë njeri i bukur

Hatayspor konfirmon vdekjen e Atsu: Nuk do të harrojmë kurrë njeri i bukur

Christian Atsu ka ndërruar jetë në qytetin e Hatay në Turqi në tërmetin e tmerrshëm që ndodhi më 6 shkurt.

Por pas 12 ditësh kërkimesh nën rrënoja, është gjendur trupi i pajetë i ish-sulmuesit ganez.

Ishte menaxheri i tij që konfirmoi i pari vdekjen, derisa tani ka ardhur edhe konfirmimi nga Hatayspor.

Skuadra turke ka njoftuar me pikëllim vdekjen e ish-futbollistit të tyre nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.

“Na vjen keq për humbjen tuaj. Trupi i futbollistit tonë Christian Atsu, i cili humbi jetën nën rrënoja, është rrugës për t’u dërguar në vendlindjen e tij, Ganë”.

“Nuk do të të harrojmë, Atsu. Paqja qoftë mbi ty, njeri i bukur. Nuk ka fjalë për të përshkruar trishtimin tonë. U prefsh ne paqe”, ka shkruar faqja zyrtare e Hatayspor.

Ngushëllimet për vdekjen e ish-reprezentuesit ganez kanë bërë të gjitha skuadrat turke, derisa një teleram ngushëllimi e ka dërguar edhe Federata e Futbollit të Turqisë. /Telegrafi/

 

MARKETING