Yamal emocionon tifozët para finales së Botërorit: Për ty dhe rrugët
Lamine Yamal ka dërguar një mesazh emocional para finales së madhe të Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës.
Ylli i Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi me mbishkrimin “Për ju dhe për rrugët”, duke shprehur mirënjohje dhe emocion para ndeshjes më të rëndësishme të karrierës së tij.
Sulmuesi 19-vjeçar është një nga protagonistët kryesorë të Spanjës në këtë Botëror, ndërsa para finales ka ndarë një mesazh të ngjashëm emocional me atë të Lionel Messit, kapitenit të Argjentinës.
Finalja e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Spanjës zhvillohet sonte nga ora 21:00, në një përballje që pritet të vendosë kampionin e ri të botës.

