Hakan Fidan: Kosovarët janë jo vetëm miq, por edhe vëllezërit tanë

Hakan Fidan: Kosovarët janë jo vetëm miq, por edhe vëllezërit tanë

Sot, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan në press-konferencën e përbashkët me ministren e jashtme kosovare, Donika Gërvalla, foli rreth raporteve miqësore dhe vëllazërore që ka Turqia me Kosovën.

“Ne si Turqi duhet të jemi të gatshëm të ndihmojmë për të gjitha aspektet e sigurisë. Për ne s’ka gjë më normale sesa ta mbështesim Kosovën, kjo do të vazhdojë edhe në shumë fusha tjera. Kosovarët nuk janë vetëm miqtë tanë, por janë edhe vëllezërit dhe motrat tona. Lidhjet e palëkundura mes nesh t’i pasurojmë në marrëdhëniet tona dypalëshe në mënyrë më të mirë të mundshme. Qëllimi ynë është që të sjellim një vizion strategjik gjithëpërfshirës. Sigurinë, politikën, ekonominë i konsiderojmë tri shtyllat kryesore të bashkëpunimit tonë”, ka thënë mes tjerash ministri turk, Hakan Fidan.

MARKETING