(VIDEO) Kërcënimet në rrjetet sociale, 8 ditë paraburgim për kumanovarin që kërcënoi Mickoskin

(VIDEO) Kërcënimet në rrjetet sociale, 8 ditë paraburgim për kumanovarin që kërcënoi Mickoskin

Prokuroria e Kumanovës ka nisur procedurë kundër një 39-vjeçari nga fshati Çerkez, i dyshuar se përmes rrjeteve sociale ka fyer dhe kërcënuar kryeministrin Hristijan Mickoski. Sipas Prokurorisë, 39-vjeçari ka kryer veprën penale “Rrezikimi i sigurisë”.

PROKURORIA THEMELORE -KUMANOVË

I dyshuari, përmes mesazheve në rrjetet sociale, ka fyer dhe kërcënuar kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Prokurori publik ka kërkuar nga gjyqtari i procedurës paraprake që ndaj të dyshuarit të caktohet masa e paraburgimit. Në arsyetimin e kërkesës janë marrë parasysh rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra, rreziku i arratisjes, si dhe sjellja e mëparshme e të dyshuarit. Sipas Prokurorisë, 39-vjeçari dyshohet se ka kryer edhe vepra të tjera penale që lidhen me kriminalitetin e dhunshëm, përfshirë dhunën dhe fajdenë. Gjithashtu, ndaj tij janë evidentuar edhe një numër i madh kundërvajtjesh për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

PROKURORIA THEMELORE -KUMANOVË

Bëhet fjalë për një person konfliktual, i cili vazhdimisht përfshihet në debate, kërcënime dhe përleshje fizike me persona që e kanë denoncuar”.

Ndërkaq, gjykata e pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe i caktoi 8 ditë paraburgim 39 vjeçarit nga Çerkezi I Kumanovës, I cili kërcënoi kryeministrin në rrjetet sociale. /SHENJA/

 

MARKETING