Gjorgjievski: Zjarri në Kisella Vodë është lokalizuar, një zjarrfikës u lëndua gjatë intervenimit

Gjorgjievski: Zjarri në Kisella Vodë është lokalizuar, një zjarrfikës u lëndua gjatë intervenimit

Zjarri që shpërtheu pasditen e së dielës në një objekt në zonën e njohur si “Rampa”, në komunën Kisella Vodë të Shkupit, është vënë nën kontroll falë ndërhyrjes së shpejtë të Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, bëri të ditur se flakët janë lokalizuar në kohë, duke parandaluar përhapjen e tyre në objektet përreth. Ai theksoi se në incident nuk ka viktima, ndërsa një zjarrfikës ka pësuar lëndime gjatë ndërhyrjes dhe është dërguar për trajtim mjekësor në klinikë.

Gjorgjievski shprehu mirënjohje për zjarrfikësit, duke vlerësuar reagimin e tyre të shpejtë, profesionalizmin dhe përkushtimin në përballje me zjarrin, të cilët sipas tij arritën ta vënë situatën nën kontroll në një kohë shumë të shkurtër.

MARKETING