Gjatë 24 orëve të fundit gjithsej 34 zjarre, tre aktive, shtatë nën kontroll
Gjithsej 34 zjarre në ambiente të hapura janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa tre prej tyre vazhdojnë të jenë aktive dhe shtatë janë nën kontroll.
Sipas informacioneve të Qendrës për Menaxhimin e Krizave, zjarret aktive janë në zonën ndërmjet fshatrave Burinec, Lokov, Selcë dhe Elevci, në komunën e Strugës.
Një tjetër zjarr është aktiv pranë fshatit Belicë, në lokalitetin Kajorec, në drejtim të fshatit Brezicë, në territorin e komunës së Makedonski Brodit.
Zjarri i tretë aktiv raportohet në afërsi të fshatit Brest, pranë lokalitetit të quajtur Ramno, në komunën e Çuçer Sandevës.
Situata mbetet nën monitorim, ndërsa ekipet në terren po vazhdojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të vatrave aktive.

