Fronti Europian: Prof. Dr. Sylejman Baki në terren – takim në komunën e Gradskos dhe f. Crvnik të Velesit

Fronti Europian: Prof. Dr. Sylejman Baki në terren – takim në komunën e Gradskos dhe f. Crvnik të Velesit

Bartësi i njësisë zgjedhore 3 nga Fronti Europian, Prof. Dr. Sylejman Baki, sot ka vazhduar takimet e tij në terren, ku së bashku me ministrin e Drejtësisë, Krenar Llogën dhe koordinatorin e zonën 3 zgjedhore, Nafi Durmishi, sot kanë qëndruar në fshatin Koçilar të komunës së Gradskos.

Pas takimit në fjalë, z. Baki i shoqëruar nga ministri Lloga dhe kryetarin e Unionit Demokratik të Boshnjakëve, Munir Kollashinac, realizuan takim edhe me banorët fshatit Crvnik të komunës së Velesit.

Në këto takime u bisedua mbi problemet me të cilat ballafaqohen banorët e kësaj ane tash e sa vite. Gjithashtu, në këto bashkëbisedime, u potencua se rruga e vetme për zgjidhjen e problemeve disavjeçare është vetëm Fronti Europian, ku gjithë së bashku theksuan se më 8 maj duke e rrethuar numrin 4, do të fiton rruga e perspektivës europiane në vend.

MARKETING