(VIDEO) Protestë në Shkup pas femicidit në Bogdanci: “Nuk kërkojmë ngushëllim, kërkojmë përgjegjësi”
Rastit i fundit i femicidit në Bogdanci, ku 17-vjeçarja Biljana Kiriq u vra nga partneri i saj, nxiti protesta sot në protesta në Shkup femicideve, dhunës institucionale dhe pandëshkueshmërisë në vend.
Marshi protestues u organizua nga iniciativa joformale “Asnjë më shumë!“, ndërsa një numër i madh protestuesish u mblodhën pikërisht në mesditë në parkun „Gruaja Luftëtare“ në Shkup. Prej aty, duke kaluar pranë Kuvendit dhe Ministrisë së Drejtësisë, marshi përfundoi para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Aktivistët rikujtuan edhe emrat e grave dhe vajzave të tjera që humbën jetën si viktima të dhunës, duke shtruar pyetjen se sa viktima të tjera nevojiten që institucionet të reagojnë, duke porositur se, “Nuk kërkojmë ngushëllim, kërkojmë përgjegjësi”.
Sinkron: Elena Petrova, aktiviste
“Për të gjitha dështimet kërkojmë emra, përgjegjësi dhe sanksione. Së dyti, kërkojmë paraqitjen dhe miratimin urgjent të ndryshimeve ligjore për mbrojtjen nga dhuna. Së treti, riktheni gjininë dhe barazinë gjinore në ligje, programe dhe në arsim, prej nga i keni fshirë. Nuk mund të luftojmë kundër dhunës me bazë gjinore, nëse politikisht minojmë vetë bazën për njohjen e saj. Së katërti, shkarkoni nga funksionet publike ata që bëjnë thirrje për kontroll mbi gratë, justifikojnë dhunën ose normalizojnë nënshtrimin e tyre”.
Iniciativa kërkon të përcaktohet se kush ka vepruar në këtë rast, çfarë vendimesh ka marrë dhe nëse ka pasur lëshime institucionale që e kanë lënë vajzën të ekspozuar ndaj rrezikut. Nga iniciativa theksojnë se vrasjet e grave nuk duhet të trajtohen si tragjedi të izoluara apo të justifikohen me marrëdhëniet mes partnerëve.
17 vjeçarja nga Bogdanci që u vra nga partneri i saj, paraprakisht kishte denoncuar dhunën dhe kërcënimet me jetë, ndërsa ndaj autorit ishin shqiptuar edhe masa mbrojtëse.
Teuta Buçi/SHENJA/

