E Majta: Qeveria po ua jep të huajve sektorin e energjetikës

E Majta: Qeveria po ua jep të huajve sektorin e energjetikës

Partia “E Majta” ka kritikuar pushtetin për projektligjin e ri për energjinë, duke e akuzuar atë për thellim të mëtejshëm të procesit të liberalizimit të tregut në një nga fushat më kritike strategjike.

MARKETING

Ky Projektligj tregon qartë se shteti nuk ka as qëllimin dhe as planin për të nacionalizuar kapacitetet energjetike dhe për t’i vënë ato në shërbim të interesit publik”, thekson partia e drejtuar nga Dimitar Apasiev.

Sipas tyre, me liberalizimin, sektori i energjisë bëhet pre e lehtë për kapitalin e huaj, i cili, sipas Partisë e Majta është i motivuar ekskluzivisht nga interesat e fitimit, nuk do të ketë asnjë detyrim për të mbrojtur interesat kombëtare ose për të siguruar çmime të përballueshme për qytetarët.

E Majta paralajmëron se përvojat nga vendet e tjera tregojnë se liberalizimi i tregut të energjisë elektrike çon në rritje të mëdha të çmimit të energjisë elektrike, duke rritur pabarazitë sociale dhe duke ulur cilësinë e shërbimit.

MARKETING