E konfirmon Ten Hag: Van de Beek ka humbur sezonin

E konfirmon Ten Hag: Van de Beek ka humbur sezonin

Donny van de Beek pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e 3 janarit përballë Bournemouth, sfidë të cilën Manchester United e fitoi 3-0.

Mesfushori holandez la fushën në fundin e pjesës së parë si pasojë e dëmtimit në gju, ndërkohë që kontrollet mjekësore kanë konfirmuar mungesën e tij të madhe.

25-vjeçari ka mbyllur sezonin, lajm që është konfirmuar nga Erik ten Haag. “Është e tmerrshme kur merr një ndërhyrje të ashpër që sjell mbylljen e sezonit.

Ai ka dëmtuar gjurin. Donny do të rikthehet në fazën përgatitore për sezonin e ardhshëm”, u shpreh trajneri i Manchester United.

MARKETING