Dy autobusë të një kompanie kosovare u sulmuan mbrëmë në Serbi

Dy autobusë të një kompanie kosovare u sulmuan mbrëmë në Serbi

Dy autobusë kosovarë janë sulmuar mbrëmë në Serbi.

Bëhet fjalë për autobusët e kompanisë ‘Fjolla Impex’ nga Dragashi që janë sulmuar me gurë në Kurshumli të Serbisë.

Gazeta Online Reporteri.net ka kontaktuar me kompaninë në fjalë, ku thanë se janë sulmuar me gurë por thonë se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Dy autobusë janë gjuajtur me gurë mbrëmë. Njëri duke ardhur prej Serbisë dhe tjetri duke shkuar për Serbi. Një xham është i thyer, kurse të lënduar nuk ka”, thanë për Reporteri.net nga kompania ‘Fjolla Impex’.

Nga kompania kanë thënë se nuk është hera e parë që kompania e tyre, por edhe të tjera sulmohen me gurë në Beograd. /Reporteri.net/

MARKETING