Distria Krasniqi, kampione e Evropës

Distria Krasniqi, kampione e Evropës
Tokyo 2020 Olympics - Judo - Women's 48kg - Semifinal - Nippon Budokan - Tokyo, Japan - July 24, 2021. Distria Krasniqi of Kosovo reacts after winning REUTERS/Hannah Mckay

Ajo ishte bartësja e parë në kategorinë deri 52 kilogramë dhe nuk lejoi befasi. Distria e nisi me fitore bindëse ndaj ukrainases Anna Borodina. Ndaj saj realizoi uazari të shpejtë, ndërsa nuk vonoi dhe siguroi “Ippon” me mbërthim.

Edhe më bindëse xhudistja kosovare ishte në luftën e dytë. Për më pak se një minutë e eliminoi kroaten Ana Viktorija Puljiz. Ndaj saj fitoi me mbajtje.

Në gjysmëfinale, Distria iu revanshua spanjolles Ariane Toro Soler për një disfatë të mëhershme. Ndaj saj shkëlqeu po ashtu. Kishte vazhdimisht iniciativën dhe kërkonte hedhjen. Realizoi uazari, ndërsa lufta përfundoi kur Soler pësoi dënimin e tretë.

Në finale Distria e mposhti italianen Odette Giuffrida me uazari në kohën shtesë. As Giuffrida nuk e rrezikoi asnjëherë xhudisten kosovare.

MARKETING