Denion Meidani me mesazh: Ata që jetojnë në shtëpi prej xhami nuk duhet të hedhin gurë

Denion Meidani me mesazh: Ata që jetojnë në shtëpi prej xhami nuk duhet të hedhin gurë

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, duke kritikuar ata që, sipas tij, nën petkun e patriotizmit, ambientalizmit apo ekspertizës, u shërbejnë agjendave të caktuara dhe më pas paraqiten si viktima të sulmeve.

“Ata që jetojnë në shtëpi prej xhami, nuk duhet të hedhin gurë”, shkruan Meidani në fillim të reagimit të tij.

Ai thekson se disa individë vetëofrohen si të akuzuar sa herë që hapen tema për interesa apo ndikime të caktuara, ndërsa shton se gjatë viteve të fundit kanë qenë ndër hartuesit, promovuesit ose mbrojtësit e interpretimeve dhe zgjidhjeve që, sipas tij, kanë dobësuar të drejtat që pretendojnë se i mbrojnë.

Në vijim shkrimi i plotë i Meidanit:

Ata që jetojnë në shtëpi prej xhami, nuk duhet të hedhin gurë.

Disa kanë një talent të veçantë: sa herë flitet për individë që, nën petkun e patriotizmit, ambientalizmit apo ekspertizës, u shërbejnë axhendave të caktuara, vetëofrohen menjëherë si të akuzuar.

Nuk e di pse e marrin kaq personalisht. Ndoshta sepse këto dy vite kanë qenë ndër arkitektët, ose draftuesit apo promotorët politikë të interpretimeve të shtrembëruara dhe zgjidhjeve gjysmake që kanë dobësuar të drejtat që pretendojnë se i mbrojnë, ndërkohë që dihet kujt axhende po i shërbejnë, sigurisht, përveç interesit personal.

Para se të flasin për komplote dhe teori të mëdha, ndoshta duhet të flasin pak për bilancin e tyre.

❗Jo çdo kritikë është sulm.
❗Jo çdo vetëviktimizim është argument.
❗Jo çdo titull është kontribut.
#MblidhniMëndjen

MARKETING