CENTCOM-i: Forcat amerikane rrëzuan dronë iranianë që synonin anijet e Ngushticës së Hormuzit

CENTCOM-i: Forcat amerikane rrëzuan dronë iranianë që synonin anijet e Ngushticës së Hormuzit

Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (CENTCOM) njoftoi vonë të premten se forcat e saj kanë rrëzuar disa dronë iranianë të lëshuar në përpjekje për të goditur anije tregtare që po kalonin nëpër Ngushticën e Hormuzit, transmeton Anadolu.

“Irani lëshoi disa dronë sulmues njëkahësh në përpjekje për të goditur anije tregtare që po kalonin nëpër Ngushticën e Hormuzit. Forcat amerikane i kanë rrëzuar të gjithë gjatë orëve të fundit, ndërsa qarkullimi i trafikut përmes ngushticës vazhdon pa pengesa”, thuhet në një postim në platformën amerikane X.

CENTCOM-i theksoi se “korridori ndërkombëtar i tregtisë mbetet i hapur për kalim”.

Njoftimi vjen në kohën kur po zhvillohen përpjekje diplomatike për të ulur tensionet mes Washingtonit dhe Teheranit, edhe pse aktiviteti ushtarak vazhdon në gjithë rajonin e Gjirit.

MARKETING