Capello: PSG, skuadër qesharake pa Mbappen

Capello: PSG, skuadër qesharake pa Mbappen

MARKETING

Fabio Capello nuk bën lojëra fjalësh kur duhet të japë opinionin e tij për një çështje futbolli, ai flet troç, madje me fjalët më të ashpra të mundshme.

MARKETING

Sample Image

“Pa Mbappenë, PSG është një ekip qesharak. Ata nuk janë ndër favoritët për Ligën e Kampionëve. I pashë dy ndeshjet e para ku treguan futboll qesharak, pastaj Mbappe u kthye dhe ne pamë një ekip tjetër.” Kështu është shprehur Fabio Capello, i pranishëm në studion e “Sky” kur u pyet për PSG-në e re të Luis Enriques.

Sipas ish-trajnerit italian, kampionët në fuqi të Manchester City-t mbeten favoritët kryesore edhe për këtë sezon”.

Në një tjetër pasazh, Capello komentoi formacionin titullar të Piolit:

“Jam i habitur nga mungesa e Reijnders, i vetmi që di të shpikë një pasim vertikal dhe që e kthen lojën shpejt. Në një ndeshje në shtëpi, që Milani duhet të fitojë.”

MARKETING