Çairi me përmbysje heroike ndaj Metalurg Autokomanda

Çairi me përmbysje heroike ndaj Metalurg Autokomanda

Skuadra e Çairit arriti një fitore me përmbysje në pjesën e dytë, duke triumfuar 32:30 ndaj Metalurg Autokomanda në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të fazës “play-off” në Ligën e Femrave.

Fitorja u sigurua falë një loje të shkëlqyer në dhjetë minutat e fundit të takimit. Megjithëse ishin në disavantazh 26:24, vajzat e udhëhequra nga Basri Latifi realizuan një seri prej 5:0, duke siguruar pikë të rëndësishme në garën për titull.

Mysafiret patën epërsi në pjesën e parë, duke kryesuar disa herë me tre gola diferencë, por edhe vendaset treguan momentet e tyre të mira, falë paraqitjeve të shkëlqyera të Gulicoskës dhe ndërkombëtares Çavar. Metalurg Autokomanda e mbylli pjesën e parë me epërsi minimale 17:16, në një lojë ku rezultati u barazua plot tetë herë.

Metalurgu e nisi më mirë pjesën e dytë, duke krijuar avantazh prej katër golash (22:18, 23:19). Megjithatë, Çairi reagoi shpejt dhe në minutën e 40-të, me golin e Gjorgjievskës, ngushtoi diferencën në vetëm një gol (23:22).

Nga ai moment, loja u bë më e hapur, ndërsa Metalurg Autokomanda kishte epërsinë 26:24, por Çairi fillimisht barazoi 26:26 dhe më pas shënoi tre gola radhazi për 29:26. Ekipi i Damçevskës ngushtoi në 31:30 një minutë para përfundimit, por Veliçkovska me golin e saj të tretë vulosi fitoren e Çairit dhe nisi festën në pankinën vendase.

Lojtarja më e dalluar për Çairin ishte Teodora Gulicoska me nëntë gola, ndërsa Stefani Gjorgjievska shënoi tetë dhe Sofia Çavar pesë.

Në radhët e Metalurg Autokomanda, shënuesja më e mirë ishte Marija Jankulovska me plot 14 gola.

MARKETING