Çairi mbetet në garë për vendin e dytë, mposht nënkampionët

Çairi mbetet në garë për vendin e dytë, mposht nënkampionët

Klubi i hendbollit për femra Çair ka mundur 30:28 Kumanovën, në duelin e vlefshëm për xhiron e 22-të në Superligën e femrave.

Ashtu edhe siç pritej, kjo përballje ishte shumë e luftuar nga të dyja skuadrat të cilat dhuruan emocione në parket.

Gjithsesi ishin hendbollistet e trajnerit Basri Latifi ata që deshtën me shumë fitoren dhe triumfuan në fund me dy gola epërsi.

Hendbollistja më efikase tek klubi i Çairit ishte Stefanija Gjeorgjievska me 8 gola, ndërsa meritore në triumfin e vendasve ishte edhe portierja Magdalena Kojoviq duke ndalur shumë goditje të hendbollisteve kundërshtare. /SHENJA/

MARKETING