Bytyqi mohon se do kalojë tek VLEN-i: Do qëndrojë fortë në LSDM

Bytyqi mohon se do kalojë tek VLEN-i: Do qëndrojë fortë në LSDM

Pas disa spekulimeve në media, se zv/kryeministri Fatmir Bytyçi do të kalojë në radhët e partisë opozitare VLEN, ka reaguar vet ai, duke mohuar këto pretendime.
Sipas tij, është mirë që media të mos spekulojnë sepse ai nuk shkon askund dhe do të qëndrojë fortë në Lidhjen Social Demokrate.
“U bëj thirrje mediave, por edhe subjekteve politike që të mos spekulojnë dhe të mos publikojnë lajme të tipit “jozyrtarisht…”
Anëtarësimi im në LSDM dhe roli i nënkryetarit janë të rrënjosura në vlerat që i ndaj me pjesën më të madhe të bashkëpartiakëve të mi. Si deputet do të përfaqësoj me dinjitet të gjithë ata që votuan për koalicionin tonë dhe mbetem aleat i të gjithë atyre që janë pro reformave të sinqerta brendapartiake. Së bashku me bashkëpartiakët e mi do t’i sjellim ato ndryshime. Unë jam këtu, askund nuk po shkoj, qëndroj fort në rrugën e socialdemokracisë!”, ka shkruar Bytyçi.

MARKETING