(VIDEO) Rruga për në Matkë, Elmazi: Pronësia është problematike, duhet bashkëpunim institucional 

(VIDEO) Rruga për në Matkë, Elmazi: Pronësia është problematike, duhet bashkëpunim institucional 

Stand up: Anida Murati, Gazetare 

MARKETING

Shik.mk

“Rruga drejt Matkës vazhdon të mbetet e dëmtuar. Edhe pse bëhet fjalë për një destinacion të njohur turistik kjo rrugë mbetet problematike për qytetarët dhe të gjithë vizitorët të cilët kalojnë këndej. Se kur do të fillojnë punimet në këtë rrugë mbetet të bëhet e ditur nga Komuna e Sarajt”.

Matka është një nga destinacionet më të njohura turistike në rrethinën e Shkupit, e vizituar nga qytetarë të shumtë, po ashtu dhe turistë nga vende të ndryshme të botës, e sidomos gjatë stinës së verës dhe fundjavave. Por, për të arritur deri në këtë pikë turistike, rruga mbetet një problem kryesor. Gropat dhe asfalti i dëmtuar vështirësojnë qarkullimin dhe shtrojnë pyetjen se kur do të ndërmerren masa për përmirësimin e gjendjes.

Teksa rruga drejt kanjonit të Matkës vazhdon të mbetet pa një zgjidhje konkrete, kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, thotë se problemi nis që nga çështja e pronësisë. Sipas tij, kanjoni aktualisht nuk është pronë e asnjë institucioni, ndërsa realizimi i projektit për rrugën dhe infrastrukturën e brendshme pritet të varet nga bashkëpunimi ndërinstitucional dhe mjetet që do të ndahen në buxhetin e vitit të ardhshëm.

Sinkron: Muhamed Elmazi, Kryetar i Komunës së Sarajit (off tone 27.10 11:04)

“Sa i përket kanjonit të Matkës aty siç dihet kanjoni Matkës nuk është pronë momentalisht e askujt dmth është pronësia pak e paqartë e definuar, nuk është pronësi as e Qytetit as e Qeverisë as e Komunës së Sarajit dmth në një bashkëpunim ndërinstitucional do rregullohet çështja e pronësisë, se është territor i joni por nuk është pronë çka menaxhojmë ne si komunë e Sarajit. Komuna e Sarajit të gjitha detyrimet kundrejt Qytetit të Shkupit i ka bërë, dmth ka dorëzuar edhe projektin për kanjonin e Matkës dhe për rrugën, infrastrukturën e brendshme dhe infrastrukturën rrugore dhe me shpresë që nëbuxhetin e vitit të ardhshëm Qyteti i Shkupit do t’i parasheh mjetet dhe do realizohet. Po projekti më i madh më madhor që është pritur me vite për banorët e Sarajit 2027-ta besoj vetëm se do e gjejë duke u realizu, ura ndaj rrethrotullimit në hyrje të Sarajit”.

Ndërkohë, Elmazi theksoi se projekti madhor i pritur prej vitesh nga banorët e Sarajit, rrethrrotullimi në hyrje të Sarajit, pritet të nisë të realizohet në vitin 2027. Por, sa i përket rrugës drejt Matkës, zgjidhja mbetet ende në pritje, me çështjen e pronësisë dhe sigurimin e mjeteve financiare si pengesat kryesore.

Anida Murati/SHENJA/

MARKETING