Botohet nga Logos-A libri i gazetarit Mehmet Kalisi për ndikimin e mediave sociale në dialogun Kosovë–Serbi
Shtëpia Botuese Logos-A ka botuar librin më të ri të gazetarit të mirënjohur Mehmet Kalisi, me titull “Sfera publike e lëngshme: Mediet sociale, opinioni publik dhe (pa)mundësia e dialogut Kosovë–Serbi”.
Vepra e re trajton ndikimin e mediave sociale në formësimin e opinionit publik, duke e analizuar këtë fenomen në kontekstin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në këtë libër, autori Kalis ndërthur reflektimin filozofik me hulumtimin empirik, duke argumentuar se rrjetet sociale nuk janë vetëm mjete komunikimi, por edhe hapësira ku ndërtohen narrativa, perceptime dhe realitete shoqërore që ndikojnë në proceset politike dhe shoqërore.
Me këtë botim, Logos-A sjell para lexuesve një studim që synon të nxisë debat dhe reflektim mbi rolin e mediave sociale në formësimin e diskursit publik dhe sfidat e dialogut Kosovë–Serbi.

