BOTA NË FOKUS | Zbulohet një skandal i tmerrshëm në Gaza!
Si fillim, sa për të hequr çdo dilemë e për të qenë të mirëinformuar, gjenocidi në Gaza vazhdon. Nuk është ndalur as edhe një ditë. Është ndalur intensiteti, por vra.sjet jo, privimi i civilëve nga uji, ushqimi dhe ilaçet vazhdon, madje edhe vra.sjet për sport, sikur në Bosnje në vitet 90-ta.
Kjo e fundit nuk është diçka e re, jo ndonjë zbulim i ri, është vazhdimësi e “gjuetisë” që u bë e zakonshme në pikat e shpërndarjes së ushqimit në Gaza të njohur si Fondacioni Humanitar e të mbushur me mercenarë të huaj, mes tjerash. Së fundmi disa ushtarë izraelitë kanë rrëfyer për Asociated Press se si kanë vr.arë palestinezë për sport në Gaza pas nënshkrimit të të ashtuquajturit armëpushim tetorin e kaluar.
Hiq më larg se dy ditë më parë, Izaeli kreu sulmi ajrore në disa lagje të Gazës duke vrarë 3 palestinezë dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Veçanërisht që nga fillimi igjenocidit në tetor 2023, shumica e trupave të pajetë të palestinezëve që u rrëmbyen nga ushtria izraelite, u kthyen në Gaza në qese plastike, të dekompozuar dhe me mungesa të organeve.
Por këto nuk janë bërë publike nga mediat që prodhojnë dhe shpërndajnë propagandën sioniste në botë. Dhe kjo, padyshim që ndihmon agjendën e Netanyahut për të pushtuar gjithë Gazën, duk e bërë të papërballueshme jetën për banorët lokal. Avdi Bakiju /SHENJA/

