BOTA NË FOKUS | Testi moral i Amerikës në Palestinë

BOTA NË FOKUS | Testi moral i Amerikës në Palestinë

-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e portretizon veten si një paqebërës. Në retorikën e tij, ai merr meritën për përpjekjet për t’i dhënë fund luftërave në Gaza dhe Ukrainë. Megjithatë, pas këtij grandioziteti fshihet mungesa e përmbajtjes – të paktën deri më tani.

-Problemi nuk është mungesa e përpjekjes nga ana e Trump-it, por mungesa e kuptimeve të drejta. Ai e ngatërron “paqen” me “armëpushimin”, i cili më herët a më vonë kthehet në luftë.

-Trump ka propozuar atë që e quan “plan paqeje” për Gazën. Por ajo që ai paraqet nuk është gjë tjetër veçse një armëpushim. Plani i tij dështon të trajtojë çështjen themelore politike të shtetësisë palestineze, shkruan Jeffrey Sachs.

-Megjithëse ndërmjetësoi marrëveshjen e armëpushimit në Gaza dhe nënshkroi një marrëveshje në samitin e fundit të paqes në Sharm el-Sheikh, Trump ka shmangur pyetjet për shtetin palestinez – çështje që udhëheqësit arabë dhe myslimanë e shohin si kusht për paqe të qëndrueshme.

Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING