BOTA NË FOKUS | Pse Azia Perëndimore quhet “Lindja e Mesme”!?
Zhvillimet në Lindjen e Mesme dominojnë titujt e mediave botërore, si rajoni më i trazuar për më shumë se një shekull. Përpjekjet për lirim nga ndikimi i fuqive kolonialiste, regjimet e instaluara, përplasjet për pushtet e luftërat për energji, e kanë bërë rajonin shumë tërheqës dhe sfidues.
Me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, ekonomia botërore përjetoi shok. Kjo është edhe një dëshmi se jo vetëm në aspektin energjetik por edhe në atë strategjik, ky rajon sa shumë është i rëndësishëm dhe jo më kot është kaq i trazuar dhe i paqëndrueshëm. Qëllimi nuk është sot të flasim për zhvillimet aktuale në Lindjen e Mesme, por për faktet historike të vetë emërtimit “Lindje e Mesme”.
Gjeografikisht ky rajon është në Azinë Perëndimore dhe nga këndvëshrtrimi joperëndimor ashtu njihet dhe dihet. Termi “Lindja e Mesme” nuk lindi si një përkufizim i natyrshëm gjeografik, por si një reflektim i një bote të parë nga një qendër tjetër.
Në fillim të shekullit XX, ndërsa fuqitë e mëdha rishkruanin hartat dhe ndikimi i tyre shtrihej përtej kontinenteve, u krijua një mënyrë e re për të emërtuar hapësirat, jo sipas vetes së tyre, por sipas distancës nga një pikë reference. Avdi Bakiju /SHENJA/

