BOTA NË FOKUS | Plani izraelito-amerikan i dëbimit të palestinezëve

-Që në janar 2024, Izraeli kishte nisur bisedime me Ruandën dhe Çadin për të eksploruar mundësinë që këto vende të pranonin palestinezët që planifikonte të dëbonte nga Gaza.
-Në fakt, plani më i hershëm i dëbimit u hartua vetëm një javë pas fillimit të luftës. Një dokument nga Ministria e Inteligjencës së Izraelit, i datës 13 tetor 2023, propozonte dëbimin e palestinezëve të Gazës në Sinai, si dhe në Spanjë, Greqi dhe Kanada.
-Disa e kanë krahasuar planin e ri izraelit dhe amerikan me “Planin e Madagaskarit” të nazistëve, i cili u krijua para se nazistët të vendosnin për shfarosjen e hebrenjve evropianë.
-Ajo që me shumë gjasa dëshiron Trump, ashtu si izraelitët, nuk janë vetëm plazhet e “Rivierës” së Gazës, por më shumë rezervat e naftës dhe gazit natyror që ndodhen në detin e saj – të vlefshme miliarda dollarë – të cilat Trump dhe kolonizatorët sionistë mund t’i ndajnë mes tyre, shkruan Joseph Massad.
Avdi Bakiju /SHENJA/