BOTA NË FOKUS | OPEC po shpërbëhet? Një “kalë troje” si Emiratet!

BOTA NË FOKUS | OPEC po shpërbëhet? Një “kalë troje” si Emiratet!

Emiratet e Bashkuara Arabe edhe një herë po paraqiten si një kalë troje brenda tërësisë arabe, në rastin konkret brenda vetë vendeve të Gjirit, si prodhuesit më të mëdhenjë të naftës. Vendi është tërhequr nga ombrella e OPEC-ut, e cila është jo vetëm një organizatë e thjeshtë e vendeve prodhuese të naftës, por gjithashtu edhe një mjet i fuqishëm politik dhe gjeostrategjik që i ka dhënë peshë rajonit në hartën gjeopolitike.

Edhe pse në shikim të parë duket si një vendim që do të forconte sovranitetin dhe do të krijonte pavarësi për të ardhmen e orientimit strategjik të vendit, sipas ekspertëve, ky vendim i Emirateve është si rezultat i “luftës” së heshtur me Arabinë Saudite dhe rolin e liderit të kësaj të fundit në OPEC.

Një faktor shumë i rëndësishëm që ndoshta në jep një pistë orientimi për të kuptuar këtë veprim, është thellimi i bashkëpunimit të Emirateve me Izraelin në të gjitha fushat. Së fundmi u zbulua se me urdhër të Netanyahut, janë instaluar sistemet antiraketore izraelite në tokën emiratase për të mbrojtur këta të fundit nga sulmet iraniane.

Me nja fjalë, largimi i Emirateve nga OPECU e dëmton shumë fuqinë politike të Gjirit në skenën ndërkombëtare. Avdi Bakiju/ SHENJA/

MARKETING