BOTA NË FOKUS | Nga akademia te mediat: Propaganda pas termit “Islam Politik”
Kemi dëgjuar shpesh kohëve të fundit termin “islam politik” si etiketë negative për të nxirë imazhin e kujtdo që tenton të ndryshojë realitetin postkolonial në vendet e Lindjes së Mesme, Afrikës, madje edhe të Ballkanit. Vetë termi është shpikje koloniale që ka zënë vend në literaturën perëndimore në mesin e shekullit XX dhe është kultivuar deri sot për të paraqitur një realitet krejt të kundërt, të popujve myslimanë dhe përpjekjeve për t’u çliruar nga pushtimi kolonial. Kjo mes tjerash i ka ekspozuar jo vëtem individët por edhe shtetet me shumicë myslimane ndaj dhunës në emër të luftës kundër terrorizmit.
Kësaj të fundit i ka paraprirë pikërisht ky term, ky emërtim, ky spin, për ta paraqitur para botës rrezikun që po i kanoset demokracisë dhe liberalizmit perëndimor. Kjo hile, ka zënë fill edhe në shoqërinë shqitare në Ballkan, veçanërisht në Kosovë dhe Shqipëri, duke e paraqitur çdo përpjekje për të ndryshuar regjimet e korruptuara si lëvizje të motivuara nga “islami politik” ose si “islam politik”.
Analistë të shumtë tashmë sa kohë po trumbetojnë nëpër media për rrezikun që po mbartë “islami politik”, ndërkohë që, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë ekzistojnë disa parti me sfond të krishter të njohura si demokristiane.
Në Shqipëri nuk ëhstë një, por ekzistojnë disa, si: Partia Demokristiane e Shqipërisë e themeluar në vitin 1991, Lëvizja Demokristiane Shqiptare e themeluar në vitin 2007, Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar, Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë dhe Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare. Ndërkaq në Kosovë ekziston një parti me sfond krishter, Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës e themeluar në vitin 1990.
Rreth këtij emërtimi “islam politik” dhe histerisë që fshihet pas, të krijuar nga qarqe kolonialiste, akademikë të shumtë kanë hedhur poshtë çdo pretendim që përmes termeve të shpikura tenton t’i japë kuptim negativ dhe destruktiv Islamit si fe. Avdi Bakiju /SHENJA/

